Me një koncert në qytetin Veliko Tërnovo sonte fillon turneu veror “Mjuzikëll dhe Rok” i muzikantëve të formacionit BTR. Koncerti është me pjesëmarrjen e Teatrit të Muzikës dhe Dramës “Konstantin Kisimov” me dirigjent Georgi Patrikov.
Në pjesën e parë, muzikantët rok prezantojnë fragmente të mjuzikaleve të dashura së bashku me orkestrën e teatrit. Në pjesën e dytë spektatorët mund të dëgjojnë këngët e përjetshme të grupit BTR në orkestrim për grupin rok dhe orkestrën simfonike. Projekti i përbashkët muzikor “Mjuzikëll dhe Rok” i BTR dhe i Teatrit Muzikor në qytetin Veliko Tërnovo filloi një vit më parë. Deri më tani u prezantua me shumë sukses në 20 qytete bullgare dhe koncertet u duartrokitën nga mbi 8000 njerëz. Këtë verë koncertet përfshijnë skenat e hapura në të gjithë vendin.
Kohët e fundit BTR incizoi një tjetër këngë të 5-të në albumin “Puzzle”. Ajo mban të njëjtin emër dhe është në një version akustik. Krahas kësaj është edhe muzika shoqëruese e komedisë në seri “Jeta e Zhoros”. Në sheshin e xhirimit të filmit u takuan babai dhe vajza - vokali i grupit BTR Nasko Penev dhe aktorja Martina Peneva, së cilës iu besua roli kryesor në filmin muzikor. Videoja është tërësisht me pamje nga filmi dhe me interpretuesit e versionit akustik të këngës “Puzzle” - Nasko dhe Sllavço, i cili është autor i muzikës dhe i tekstit të këngës. Regjisori i filmit dhe videos është Ljusi Illarionov.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të..
Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..
Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet..
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin..