Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

61% e bullgarëve janë të kënaqur që ka një kabinet të rregullt, 65% janë kundër rotacionit

Foto: exacta.bg

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, gjashtë formacione do të kalonin barrierën prej 4 për qind. Bëhet fjalë për GERB-SDS me 24,4%, “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) - 20.1%, “Vëzrazhdane” - 14.8%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 13.2%, “BSP për Bullgarinë” - 9, 5%, dhe “Ka një popull të tillë” – 4,8%, sipas një sondazhi të Agjencisë Sociologjike “Exakta”.

61% e bullgarëve të rritur e miratojnë formimin e një qeverie të rregullt, 65% nuk ​​e miratojnë parimin e rotacionit të qeverisjes dhe 35% e mbështesin këtë parim, tregon gjithashtu sondazhi. Dy kryeministrat me rotacion - Nikollaj Denkov (PP-DB) dhe Maria Gabriel (GERB-SDS), në fillim të punës së tyre gëzojnë miratimin prej rreth 27% secili.

Anketimi u realizua nga 12 deri më 20 qershor në mesin e 1040 bullgarëve në 71 vendbanime me mjete të veta të Exakta-së.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD
Ministri Georgi Georgiev

Ministri i Drejtësisë i shpalli luftë mafies së pronave

“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..

botuar më 25-03-26 4.19.MD