Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, gjashtë formacione do të kalonin barrierën prej 4 për qind. Bëhet fjalë për GERB-SDS me 24,4%, “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) - 20.1%, “Vëzrazhdane” - 14.8%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 13.2%, “BSP për Bullgarinë” - 9, 5%, dhe “Ka një popull të tillë” – 4,8%, sipas një sondazhi të Agjencisë Sociologjike “Exakta”.
61% e bullgarëve të rritur e miratojnë formimin e një qeverie të rregullt, 65% nuk e miratojnë parimin e rotacionit të qeverisjes dhe 35% e mbështesin këtë parim, tregon gjithashtu sondazhi. Dy kryeministrat me rotacion - Nikollaj Denkov (PP-DB) dhe Maria Gabriel (GERB-SDS), në fillim të punës së tyre gëzojnë miratimin prej rreth 27% secili.
Anketimi u realizua nga 12 deri më 20 qershor në mesin e 1040 bullgarëve në 71 vendbanime me mjete të veta të Exakta-së.
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Sot është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e Termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, TEC “ContourGlobal Maritsa East..