Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikalistët këmbëngulin për të ardhura të denja për të punësuarit në sektorin buxhetor

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Kompensimi i pagave përmes buxhetit është për shkak të inflacionit të lartë dhe kjo në asnjë rast nuk do t'i bëjë bullgarët më të pasur

Foto: Facebook/ KNSB

Bullgaria mbetet vendi me të ardhurat më të ulëta në BE dhe problemi u thellua si rezultat i krizave të njëpasnjëshme - fillimisht ishte pandemia, më pas erdhi lufta në Ukrainë, kriza energjitike dhe e gjithë kjo u shfaq si një "krizë në koston e jetesës” ose “kriza e të ardhurave”. “Kjo është një krizë shumë e rëndësishme, për të cilën po diskutohet në Evropë, por në Bullgari shmanget të komentohet”, tha kryetari i KNSB-së Pllamen Dimitrov në hapjen e një forumi diskutimi me pjesëmarrjen e të gjitha federatave dhe lidhjeve sindikaliste nga sektori buxhetor dhe ai real, anëtarë të sindikatës.

Tema kryesore e debatit publik ishin të ardhurat e punëtorëve në vendin tonë, pasi buxheti i vonuar i shtetit për vitin aktual do të diskutohet në javët në vijim. Paradoksalisht, kjo ndodh në mes të vitit, dhe në praktikë ajo që parashikohet në të do të jetë e vlefshme vetëm për gjysmë viti. Megjithatë, sindikata ngre çështjen e ndjenjës së varfërimit të qytetarëve bullgarë në dy vitet e fundit, duke kujtuar se para kësaj periudhe të inflacionit të lartë, të ardhurat kanë pasur tendencë rritjeje. “Tani masat në buxhet do të jenë minimaliste, pavarësisht qindra milionëve të premtuara për kompensimin e pagave në sektorë të ndryshëm – këto masa vetëm do të ruajnë fuqinë blerëse të njerëzve, por nuk do t’i bëjnë ata më të pasur”, tha presidenti i KNSB-së në një intervistë për Radio Bullgarinë Pllamen Dimitrov dhe shtoi se ekziston një mënyrë për të siguruar më shumë fonde për sferën buxhetore duke mbledhur të ardhura dhe duke shkurtuar shpenzimet e panevojshme:

„ Ato mund të balancojnë buxhetin me një deficit 3% deri në fund të këtij viti dhe të sigurojnë fondet e nevojshme, që për ne janë rreth 465 milionë leva fonde shtesë për gjysmë viti vetëm për të arritur një lëvizje minimale, por jo të barabartë, sepse edhe rritjet e vjetra të pagave gjatë 2 viteve të fundit nuk janë të njëjta për të gjithë sektorët dhe degët. Ndaj synimi do të jetë kompensimi i inflacionit të pakompensuar të çdo dege dhe vendimi që në “Buxhetin 23” të ketë një rritje të re prej 10%, e cila do të kompensojë inflacionin për vitin 2023, i cili do të jetë rreth 10%.”

Çdo punëdhënës është i detyruar të kompensojë në pagën e punonjësve të tij vlerat e inflacionit të treguara si inflacion mesatar për vendin – thonë nga KNSB. Ata kujtojnë se inflacioni personal i çdo bullgari, ose thënë ndryshe fatura që paguan një person kur shkon në dyqan, është shumë më e lartë se nivelet statistikore 8-10%..

Inflacioni personal në dy vitet e fundit ka qenë rreth 30%”, thotë Pllamen Dimitrov dhe tregon një paradoks tjetër në shtet - nivelet e pagave në sferën buxhetore janë larg niveleve normale që mund t'i motivojnë njerëzit të vazhdojnë të punojnë dhe të mos kërkojnë një punë tjetër:

“Ajo që është më e rëndësishme për njerëzit që paguhen nga qeveria dhe që punojnë efektivisht për të gjithë ne, me paratë tona të taksave, është fuqia e tyre blerëse, paga e tyre e mirë, në mënyrë që ata të motivohen dhe të japin shërbim më cilësor për të gjithë, që e mbështetesim dhe e presim prej tyre. Le të fillojmë me administratën shtetërore - qendrore dhe lokale, e cila, ndryshe nga të gjitha thashethemet, është më pak se 100 mijë njerëz. Pas kësaj, duke kaluar nga ata që punojnë në arsim, shëndetësi, kulturë etj., më në fund arrijmë te këta 420 - 430 mijë persona për të cilëët pretendohet të jenë punonjës buxheti, por që nuk janë. Raportet në sektorë të veçantë në raport me të gjithë popullsinë e Bullgarisë korrespondojnë me nivelet mesatare evropiane dhe në asnjë rast nuk mund të pretendojmë se ka ndonjë shtrembërim serioz. Dhe e gjithë kjo po ndodh në kushtet e thellimit të tendencave negative në tregun e punës – mungesë e rreth 250 mijë kandidatëve për vende të lira pune të shpallura nga punëdhënësit dhe institucionet. Problemi rëndohet nga emigracioni i vazhdueshëm në të gjitha linjat e mundshme - nga të gjithë sektorët, degët dhe rajonet e vendit. Kjo gjë s’ka se si të mos na shqetësojë dhe të mos jetë tema kryesore e debatit shoqëror dhe politik”, theksoi kryetari i KNSB-së, një nga dy sindikatat e mëdha të përfaqësuara në nivel kombëtar në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook/ KNSB




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD