Bullgari më i njohur në botë, legjenda jonë e futbollit Hristo Stoiçkov, e ka monumentin e tij në qytetin Harmanli(Bullgari Jugore). Pikërisht pas ndeshjeve të mira të Kamata, siç është i njohur Stoiçkov, për skuadrën vendase të futbollit “Hebros”, ai u tërhoq nga skuadra e njohur bullgare CSKA, prej nga nisi karriera e tij. Monumenti është një këpucë bronzi, më shumë se një metër e gjatë, së bashku me një top 90 centimetra, dhe pas tyre është vendosur një këmishë me numrin 8 - atë me të cilën Stoiçkov luajti edhe në Kupën e Botës 1994 në SHBA, kur Kombëtarja bullgare arriti në vendin e katërt në botë. Në gur janë shkruar edhe të gjitha skuadrat në të cilat ka luajtur futbollisti me famë botërore.
“Nuk i mbaja dot lotët! Këtu në stadiumin në Harmanli, dola në rrugë! Faleminderit kolegëve të mi, faleminderit të gjithëve në Harmanli! Skulptura pranë stadiumit “Hebros” është madhështore”, ka ndarë në rrjetin social fituesi i “Topit të Artë”, Hristo Stoiçkov.
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..