Gjatë takimit tim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të ngre çështjen e përmirësimit të infrastrukturës së dobët në zonat e banuara me bullgarë në Gorë. Kështu deklaroi eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev. Ai vizitoi pjesën shqiptare të Gorës, ku një komunitet bullgar prej 3000 banorësh jeton lart në malet në kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kovaçev shoqërohej nga ambasadori bullgar në Tiranë Ivajllo Kirov dhe konsulli Bllagoj Petrov.
Para kësaj, Kovaçev u takua me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, me të cilin biseduan për marrëdhëniet dypalëshe me theks në korridorin nr. 8 dhe integrimin evropian të Tiranës. Ai falënderoi presidentin Begaj për qëndrimin e mirë ndaj bullgarëve në Shqipëri.
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..