Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

Foto: arkiv

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të Statistikave. 65% e atyre që largohen nga vendi janë të moshës 24 deri në 49 vjeç. Destinacionet më të preferuara të emigrimit për bashkatdhetarët tanë në vitin 2023 kanë qenë Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, Franca, Spanja dhe Belgjika dhe arsyet kanë qenë kushtet më të mira të jetesës, pagesat, arsimi.

Magdalena Kostova

Një shkak për problemin demografik me të cilin ballafaqohet Bullgaria, përveç emigrimit, është lindshmëria e ulët dhe vdekshmëria e lartë e arakohshme - për vitin 2023, një në pesë ka vdekur nën moshën 65 vjeç, gjë që flet për prevencë të dobët dhe akses të pamjaftueshëm në kujdesin shëndetësor. Kostova gjithashtu theksoi se nëse në përgjithësi në vitet 60 të shekullit të 20-të lëvizja e njerëzve në vend ka qenë nga fshatrat drejt qyteteve, tani është nga qytetet më të vogla drejt atyre më të mëdha. Më tërheqëse janë Sofja, Plovdivi, Varna dhe Burgasi.

Foto: arkiv, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD

Jeta është një varg Ramazanesh – myslimanët në Bullgari festojnë Bajramin

Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..

botuar më 25-03-30 5.10.PD

Palombarët hapën sezonin e zhytjeve pranë qytetit Kiten

Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..

botuar më 25-03-29 6.15.PD