Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi "Verë me kulturën kineze në Bullgari"

Foto: Facebook/DragonBoatFestivalBG

Në Kinë, ekziston një bestytni se kur dikush vlerëson bukurinë e vet, është në gjendje të vlerësojë edhe atë të tjetrit. Dhe kur ne respektojmë dhe vlerësojmë bukurinë tonë dhe të të tjerëve, atëherë bota do të jetë një e tërë dhe harmonike... Njohja dhe pranimi përmes argëtimit është ideja kryesore e të parës "Verë me kulturën kineze në Bullgari". Nisma e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Bullgari dhe e Qendrës Kulturore Kineze në Sofje do të vazhdojë deri në fillim të gushtit në qytete të ndryshme të vendit tonë. Janë parashikuar sallone për ceremonitë e çajit, ekspozita e artit magjik të filxhanit të çajit, forumet e bashkëpunimit të muzeve, ligjërata për artin kinez dhe muzikës xhaz, gara me varka me Dragua, performanca e vallëzimeve etnike dhe popullore kineze, seminar i instrumenteve kineze, java e filmit, prezantimi i valleve bashkëkohore kineze. “Ajo që shpreson të prezantojë kjo stinë kulturore nuk është thjesht një rishfaqje kulturore e lashtësisë, por integrimi i kulturës tradicionale dhe estetikës moderne. Ky nuk është thjesht një prezantim, por një përplasje mendimi dhe një dialog i thellë i marrëdhënieve dypalëshe, midis njerëzve dhe shkëmbim kulturor, mes Kinës dhe Bullgarisë”, tha ambasadori kinez në Sofje.


Fillimi zyrtar i verës kineze në Bullgari ishte më 20 qershor me hapjen e ekspozitës "Ftesë për magji - artet e filxhaneve të çajit" me produkte të bëra nga argjila e purpurt specifike nga rajoni Yixing, të pjekura në furra të veçanta druri. Ndërsa sot më 23 qershor zhvillohet një takim i kompanive bullgare dhe kineze të prodhimit të çajit.


Padyshim një nga momentet kryesore të programit veror është festivali i pare i këtij lloji „Varkat e Dragoit në Bullgari“, i cili organizohet në liqenin Pançarevo më 24 dhe 25 qershor me hyrje falas. Data nuk është e rastësishme dhe lidhet me solsticin e verës – këtë vit 22 qershori ishte dita e 5-të e muajit të 5-të në kalendarin kinez, kur organizohet një nga katër festat kryesore kineze – Duanu ose Festival i Varkave të Dragoit në Kinë. Është i njohur gjithashtu si dita që festohet besnikëria dhe devotshmëria, ndërsa tradita e tij na kthen 2300 vjet më parë.

„Garat janë një sport i vërtetë, por ne nuk po bëjmë një ngjarje sportive, por një festival, që në fakt është tradita kineze e njohur në të gjithë botën – shpjegon për Radio Bullgarinë Vlad Gitsoaika, themelues i shoqatës „Dragon Boat Festival“ dhe kryetar i bordit të drejtues. - Garat me varka me dragua janë një pamje e zakonshme në Francë dhe Gjermani, ndërsa në Hungari kanë fituar popullaritet të madh vitet e fundit. Interesante është se konkurset shoqërohen domosdoshmërisht me një program kulturor-argëtues, i cili, ashtu si në panairet popullore bullgare, përfshin muzikë, ushqime të shijshme, takime me miqtë, argëtim për të rinj e të mëdhenj, çadra me ekspozita. Një festë e vërtetë dhe përvojë ndërkulturore për të gjithë.“ 

Vetë varka e dragoit është shumë mbresëlënëse dhe e bukur, shton Vlad Gitsoaika.

„Duket si kanotë tradicionale garash, por shumë më e gjatë, më e hijshme, më aerodinamike, me një kokë të madhe dragoi në pjesën e përparme dhe trupin e lyer me luspa. Gjatësia e saj është 12 metra me 22 vende në të. 20 janë rremtarët, përpara qëndron një udhërrëfyes që i bie daulles dhe një timonier prapa. Ka edhe varka më të vogla me dhjetë rremtarë. Daullja dhe ritmi që krijohet është në fakt shumë i afërt me atë të daulles bullgare“ – tregon Gitsoaika. Deri më tani në Bullgari ka vetëm gjashtë varka të tilla - nga dy në Vidin, Sofje dhe Plovdiv. Me rastin e festivalit të parë dhe me ndihmën e Ambasadës Kineze, 12 të tjera do të mbërrijnë në vendin tonë. Ndërsa në vitin 2025 në qytetin Ruse do të mbahet Kampionati Botëror i Klubeve me varka me dragua. Më shumë se 100 ekipe pritet të marrin pjesë në të dhe rreth 40 000 entuziastë nga e gjithë bota do të mbërrijnë në qytetin tonë të Danubit. „Që të ketë interes, njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë është ky sport“ - pranon Vlad. Prandaj, Asociacioni është duke përgatitur një festival në Ruse në shtator, me pjesëmarrës nga Republika Çeke dhe Hungaria.


Kërcimet janë një tjetër pikë e rëndësishme në programin e sezonit të parë kulturor kinez këtë verë. Në korrik, Ansambli i Valleve Folklorike i Akademisë së Kërcimeve të Pekinit mbërrin në Bullgari. Ata do të marrin pjesë në festivalet folklorike ndërkombëtare „Vitosha“ në Sofje (edicioni i 27-të), „Magjia folklorike e Mezdrës“ (edicioni i tretë), në edicionin jubilar të 25-të të festivalit folklorik në Veliko Tërnovo dhe në edicionin e 21-të të të rinjve Festivali “Folklor pa kufij” në qytetin e Dobriçit. Programi i tyre do të jetë një lloj turneu nëpër Bullgari, thonë me buzëqeshje organizatorët. Valltarët nga Pekini do të marrin pjesë gjithashtu në një seminar kinezo-bullgar për shkëmbimin e praktikave të kërcimit në partneritet me Ansamblin Folklorik “Çinari”.

„Kjo është një sfidë për ne, por nuk është hera e parë - thotë themeluesi dhe drejtori i Ansamblit Folklorik Bullgar Asen Pavllov. - Tre vjet më parë, “Çinari” pati mundësinë të trajnojë online artistë të Akademisë së Pekinit në disa nga vallet më karakteristike bullgare të zonës gjeografike Shope dhe ata ia dolën jashtëzakonisht mirë. Tani do të kemi një mundësi tjetër për t'i bashkuar duart në ritmin e popullit bullgar. Gjatë vetë worksopit më 21 korrik, përveç hapave të kërcimit, do të prezantojmë edhe disa nga kostumet tradicionale bullgare me qëndisjet e tyre specifike, si dhe instrumentet tradicionale bullgare - gajde dhe daulle. Daullja është një referencë për instrumentet tradicionale të goditjes të Kinës. Miqtë nga Kina do të na tregojnë një valle të vetën kombëtare, të cilën do ta përfshijmë në repertorin e grupit “Çinari”. 

Atanas Maev, themelues dhe drejtor i "Derida Dance Center" në Sofje, shpalli rezidencë për dy artistë kinezë në korrik, të cilët do të kenë mundësinë jo vetëm të prezantojnë punën e tyre në fushën e kërcimit bashkëkohor, por edhe të zhyten në kulturën vendase. Ai është i bindur se janë artistët ata që ndërtojnë shtigjet kulturore nëpër të cilat ecin paqebërësit në botën e sotme:

Dhe ngjarje si këto na lejojnë të tregojmë se këto ura kulturore mund të na ndihmojnë të gjithë ne që ëndërrojmë të jetojmë në paqe dhe të ndajmë në një farë mënyre krijuesin brenda nesh që do të duhet të provohet në vitet e ardhshme të inteligjencës artificiale.“

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook/cccsofia2018, Facebook/DragonBoatFestivalBG




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD