Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli për Mediat Elektronike: Janë vendosur sanksione ndaj mediave që mohojnë mizoritë e luftës në Ukrainë

Foto: BGNES

“Këshilli për Media Elektronike kategorikisht nuk ndan asnjë sugjerim lidhur me mohimin e mizorive në Buça. Bëhet fjalë për një akt monstruoz të torturës dhe vrasjes së civilëve, për shkak të pasqyrimit të të cilit Këshilli për Media Elektronike është referuar më shumë se një vit më parë”, thuhet në qëndrimin e rregullatorit.

Para disa ditësh, kryetarja e Këshillit për Media Elektronike, Sonja Momçillova, deklaroi në një podcast të njohur se siç ka propagandë ruse, ka edhe të kundërtën - "për sëmundjen e Putinit, për faktin se ai është zëvendësuar, se ka vdekur, për Buçën" dhe fjalët e saj shkaktuan reagimin e Ambasadës Ukrainase kundër "shtrembërimit të fakteve në kushtet e agresionit të armatosur në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës".

Me rastin e luftës në Ukrainë, Këshilli për Media Elektronike ka kryer vëzhgime të shumta të programeve të operatorëve radioteleviziv për respektimin e Ligjit për Radio dhe Televizion. Është ngritur procedimi penal administrativ dhe janë vendosur sanksione pronësore ndaj furnitorëve që mohojnë mizoritë e luftës, thuhet gjithashtu në pozicion.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD
Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD