Në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore), kombëtarja bullgare e futbollit luajti një ndeshje të papritur të fortë në shtëpi kundër skuadrës serbe. Mysafirët u cilësuan si favorit në ndeshje. Bullgarët e humbën fitoren në sekondën e fundit duke fituar vetëm një pikë, pasi arritën rezultat baras 1:1. Golin e realizoi Kirill Despodov në minutën e 47-të, ndërsa në minutën e 6-të të kohës shtesë futbollisti serb Darko Lazovic shënoi golin e barazimit.
Bullgaria kundër Serbisë ishte ndeshja e tetë e Mladen Krastaic në krye të skuadrës që kur u emërua në korrik 2022. Në këto ndeshje Bullgaria ka 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
Pas xhiros së radhës dhe rezultatit të ndeshjes Hungari – Lituani (2:0), hungarezët dhe serbët janë në krye të Grupit G të eliminatoreve për “Euro – 2024” me nga 7 pikë. Mali i Zi ka 4 pikë dhe Bullgaria është në vendin e 4 me 2 pikë. Lituanezët janë të fundit me vetëm 1 pikë.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..