Fermerët në qytetin Kjustendill organizojnë turizmin në kohën e vjeljes së qershivr me idenë e Prof. Dimitër Domozetov, ish-drejtor i Institutit të Bujqësisë në Kjustendill dhe tani një prodhues privat. Kështu, për 10 leva për një të rritur dhe 5 leva për një fëmijë, kushdo që pëlqen frutën e ëmbël do të mund të kalojë një ditë në kopshtin e qershisë.
Përveç shijimit të një eksperience në natyrë, njerëzit do të mund të vjelin qershi për çmimin simbolik nga 2 leva për kilogram.
Ndërkohë në Kjustendill, ku rriten qershitë më të shijshme, po bëhen përgatitjet për Festën tradicionale të Qershisë në fund të kësaj jave. Lidhur me këtë në qytet priten mijëra vizitorë.
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..