Kreu i shtetit nënshkroi dekretin, me të cilin u arrit shkarkimi i parakohshëm i Prokurorit të Përgjithshëm, shkarkim ky i cili është i pashembullt në historinë demokratike bullgare. Kështu, në mesin e mandatit të tij shtatëvjeçar, Ivan Geshev pushon së qeni Prokuror i Përgjithshëm.
"Nuk ka asgjë për të komentuar. Presidenti ka respektuar kompetencat e tij kushtetuese dhe çdo shkronjë të tekstit të Kushtetutës dhe ligjit. Tani e tutje është punë e Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor", tha Nënpresidentja Ilijana Jotova.
“Po vjen debati për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”, tha anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Georgi Kuzmanov. Brenda një jave, Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të hapë sa më shpejt procedurën për zgjedhjen e titullarit. Sipas ligjit, kandidatura mund të propozojnë të paktën tre anëtarë të Kolegjiumit të Prokurorëve, si dhe Ministri i Drejtësisë. Kolegjiumi i Prokurorëve gjithashtu duhet të vendosë se në çfarë posti prokurorial do të mbetet Geshev dhe kush do ta zëvendësojë atë derisa të zgjidhet një titullar i ri.
Reagimi i parë i vetë Geshev pas largimit nga posti i Prokurorit Nr. 1 ishte në Facebook: “Nuk ka gjë më të rëndësishme në botë se e vërteta. Drejtësia është rezultat i së vërtetës. A do të mundin këta "politikanë" që e shtrembëruan të vërtetën dhe më hoqën padrejtësisht për shkak të fjalëve "plehra politike, më falni për shprehjen" - të marrin miratimin e njerëzve?”
Përsëri në rrjetin social, bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, ka komentuar edhe ndryshimet personale në Prokurori dhe në Komisionin Kundër Korrupsionit dhe për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar në Mënyrë të Paligjshme: “Sotir Cacarov nuk është më kryetar i Komisionit Antimafia. Ivan Geshev nuk është më Prokuror i Përgjithshëm. Njëri më padit personalisht, tjetri më kërkon imunitetin pas 2 vitesh procedura të mbyllura. E rëndësishmja është që ndryshimi po vazhdon”.
Sotir Cacarov, i cili është prokuror në Prokurorinë e Lartë të Kasacionit dhe drejton departamentin "Analiza Normative", ku përgatiten mendimet për projektligjet dhe rastet kushtetuese, tha për gazetën "24 Çasa": "... Kirill Petkov nuk është më kryeministër. Kirill Petkov formoi një koalicion me Bojko Borisov. Kirill Petkov diskuton ndryshimet në Kushtetutë me Deljan Peevskin. E rëndësishmja është që ndryshimi që Kirill Petkov ua premtoi gjithë popullit tonë po vazhdon”.
Tash e tutje është i rëndësishëm reformimi i institucionit të Prokurorisë, tha në Parlament bashkëkryetari i grupit parlamentar të koalicionit qeverisës "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), Atanas Atanasov. “Duhet debatuar nëse një figurë e tillë duhet të ekzistojë fare. Këtu, për mendimin tim, problemi qëndron tek Kuvendi i Madh Popullor”, theksoi Atanasov.
Hristo Ivanov, bashkëkryetar i PP-DB, në një deklaratë parlamentare theksoi se ndryshimi i Prokurorit të Përgjithshëm nuk do të ishte i mundur pa rolin e opinionit publik dhe shoqërisë civile në Bullgari, e cila ka deklaruar se nuk do të tolerojë “një pushtet të papërgjegjshëm, arrogant" dhe politikanët bullgarë këtë e kanë kuptuar". Si një hap tjetër në reformën në drejtësi, Ivanov vuri në dukje ndryshimet në Kushtetutë. "Largimi i Geshevit është një ngjarje që ia vlen të vlerësohet. Ka vlerësime pozitive por edhe skeptike që thonë se ata që e zgjodhën, po ashtu e zbritën në një procedurë që ngjall dyshime. Njerëzit që shprehin dyshime i kanë arsyet e tyre."
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..