Përmbledhja "Këngë të zgjedhura nga repertori i Kiçka Savovës" paraqet 20 shembuj emblematikë të folklorit bullgar të Krahinës së Trakisë, të interpretuara nga këngëtarja e njohur. Edicioni do të shpërndahet pa pagesë në vendin tonë - në institucionet arsimore ku studiohet muzika popullore bullgare.
Paraqitjen e tij ia detyrojmë fondacionit "Kiçka Savova", misioni kryesor i të cilit është të mbështesë pjesëmarrësit e rinj në Festivalin e përvitshëm Ndërkombëtar Folklorik "Me këngët e Kiçka Savovës" jo vetëm gjatë konkursit, por edhe në zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Këngët janë përpunuar për këndim dhe piano nga Georgi Andreev, drejtor i Ansamblit Folklorik Kombëtar "Filip Kutev". Kompozitori do ta prezantojë përmbledhjen më 18 qershor në orën 13:00 në sallën e Ansamblit Folklorik "Trakia" - Plovdiv, menjëherë para koncertit final të pjesëmarrësve në master klasë, të udhëhequr nga Darina Sllavçeva. Kujtojmë se Darina është soliste e Ansamblit Folklorik "Trakia", mësuese e këndimit popullor në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në Sofje dhe mbi të gjitha - një nga nxënëset më të talentuara të Kiçka Savovës. Master klasa, të cilin ajo e mban për të tretin vit radhazi, është për laureatët e festivalit folklorik ndërkombëtar me emrin Kiçka Savova. Aktiviteti kushtuar veprës së këngëtares popullore, e cila la gjurmë me repertorin e pasur dhe përkushtimin e saj të parezervë ndaj traditës folklorike trake, këtë vit u zhvillua në gjysmën e dytë të majit. Ndër laureatët që u përfshinë në klasën master janë: Viktoria Taneva, Teodora Evtimova, Maria Hristova, Pllamena Manollova, Bllagovesta Georgieva, Jehaja Dimitrova, Nevena Koleva dhe Maria Kënçeva. Pas prezantimit të përmbledhjes, fëmijët e talentuar do të performojnë koncertin e tyre gala, me të cilin tradicionalisht përfundon master klasa.
Në videon e mëposhtme do të dëgjoni këngën “E kam dëgjuar, o i dashuri im, e kam kuptuar”. Është një histori e përjetshme e treguar bukur - për dashurinë e pamundur të dy të rinjve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..