Qyteti Panagjurishte mirëpret një nga ngjarjet më spektakolare në Bullgari - Festivalin Ndërkombëtar të Fishekzjarrëve. Ai ka një natyrë konkurruese dhe këtë vit marrin pjesë ekipe nga Andorra, Gjermania dhe Italia. Organizatori kryesor është administrata komunale, me pjesëmarrjen e specialistëve piroteknikë. Ky është edicioni i 10-të i festivalit dhe organizatorët kanë përgatitur një program të pasur muzikor shoqërues.
Festivali Ndërkombëtar i Fishekzjarreve është një ngjarje unike dhe e veçantë. Në fillim, secila prej skuadrave prezanton një shfaqje me fishekzjarre prej dy minutash, e cila nuk vlerësohet me pikë. Më pas, konkurrentët kanë 3 deri në 7 minuta për të paraqitur shfaqjen e tyre me drita, e cila më pas është subjekt gjykimi. Në shfaqje merren parasysh mbi të gjitha talenti dhe zgjidhjet artistike që e paraqesin në mënyrën më tërheqëse të mundshme artin e fishekzjarrëve. Programet e hapjes dhe mbylljes së festivalit do të interpretohen nga grupi bullgar "Krizantema e zjarrtë".
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..