Një protestë e partisë “Vëzrazhdane” bllokoi bulevardin qendror në kryeqytet “Car Osvoboditell” përballë Parlamentit. Protestuesit janë të pakënaqur me krijimin e kabinetit "Denkov-Gabriel". Sipas “Vëzrazhdane”, 14 prej ministrave në projektkabinet janë të lidhur me SHBA-në.
“Nëse votohet qeveria e re, do ta tërheqim versionin aktual të buxhetit dhe shpresoj se brenda 2 javësh do të kemi një version të buxhetit me deficit prej 3 për qind”, tha Asen Vasilev, i cili është kandidat për ministër të financave. Sipas Vasilevit, për të ulur deficitin duhet të rriten të ardhurat dhe të kufizohen shpenzimet. Ai tha se anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë në vitin 2025 është ende realist.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..