Prokuroria ngriti akuzë kundër deputetit Radostin Vasilev, me akuzën se ka tentuar ta detyrojë ish-deputeten Hristinka Ivanova të largohet nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe nga Kuvendi. Informacioni për kërcënimet gjatë vitit 2022 vjen nga incizime të bëra nga kryetari i atëhershëm i ITN Toshko Jordanov. Nëse shpallet fajtor, Vasilev mund të dënohet deri në 6 vjet burg. Deputeti e quajti akuzën “të rreme”.
Emri i Radostin Vasilev u bë i njohur pas një regjistrimi që ai bëri në një mbledhje online të Këshillit Kombëtar të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Pas shpërndarjes së tij, deputeti u largua nga grupi parlamentar i PP-së dhe u shpall i pavarur.Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..