Të martën do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi malet në Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe aty do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 11°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri në 28°. Në kryeqytet do të jetë 23°.
Mbi Detin e Zi do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 21-25°. Uji i detit është 20-21°.
Në male do të mbajë mot me diell. Mbi masivet perëndimore do të ketë reshje shiu pasdite. Temperatura në lartësi 1200 m do të jetë deri në 17°, në 2000 m deri në 11°.
Do të ngrohet të mërkurën. Reshjet janë të mundshme vetëm mbi vargun e maleve Rilla dhe Rodopet.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..