“Në ditët në vijim do të hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore të miratuara së fundi që krijojnë një mekanizëm për hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ne presim që ky hap vendimtar në ecurinë e reformës gjyqësore në Bullgari të ndryshojë qëndrimin e Holandës në lidhje me pranimi në Shengen”. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili sot në Moldavi bisedoi me kryeministrin e Holandës, Mark Rjute. Radev shprehu shpresën se me ndryshimet ligjore Bullgaria do të mund t’u përgjigjet shqetësimeve të Holandës dhe kujtoi se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian vazhdimisht kanë deklaruar gatishmërinë e Bullgarisë për anëtarësim në Shengen. Ai theksoi se të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç dy, përfshirë Holandën, mbështesin pranimin e vendit tonë në Shengen në tetor 2023.
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..