Ekspozita “Frymëzime të njohura dhe të panjohura IV” hapet më 31 maj, në Sallën e Mermerit të BNR-së në prag të festës së fëmijëve. Ekspozita organizohet për të katërtin vit radhazi nga transmetimi “Të njohur dhe të panjohur” të programit “Hristo Botev” të BNR-së, i cili i bën të dukshëm njerëzit “e padukshëm” dhe përqendron vëmendjen tek pakicat e ndryshme. Organizator i veprimtarisë është drejtuesja e transmetimit, Cveta Nikollova.
Në ekspozitë do të prezantohen piktura dhe sende të punuara nga fëmijë dhe të rinj nga Shkolla Speciale për Nxënës me Dëgjim të dëmtuar “Prof. Dr. Deço Denev” dhe nga Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuara “Bezbroi Çudesa” (Mrekulli të Panumërta) pranë Asociacionit të Prindërve të Fëmijëve me Epilepsi, si dhe nga fëmijë refugjatë nga Ukraina nga SOS-Fshatrat e Fëmijëve Bullgari.
Ekspozita do të vazhdojë deri më 7 qershor.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..