E nominuara nga GERB-SDS për kryeministre, Maria Gabriel, vendosi kushte para PP-DB për të vazhduar negociatat për formimin e një qeverie. “Bisedimet nuk janë në një epokë akullnajash. Megjithatë, nuk ka rreze dielli për të shkrirë akullin. Bisedimet mund të zhvillohen vetëm nëse rimendohen formati, përbërja, personalitetet, modeli, parimet dhe besimi”, tha Gabriel.
Në përgjigje, Nikollaj Denkov, i nominuar kryeministër nga PP-DB, i cili mori mandatin e dytë për të formuar kabinet nga presidenti, deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me përfaqësuesit e GERB-it. “Duhet të ulemi bashkë me ta dhe të shohim se çfarë fshihet në këto ndryshime të formës... Ne kemi thënë gjithmonë se do të flasim edhe me formacionet e tjera, por është e qartë se një shumicë në këtë konfigurim të parlamentit më lehtë mund të ndodhë me GERB. prandaj bisedimet e para duhet të jenë me ta dhe nga kjo varet edhe bisedimet me të tjerët”, u tha ai gazetarëve.
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..