Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se është nën mbrojtje policore.
“Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten tradhtar, përkundrazi – e konsideroj veten një person që i vetëm ka guximin të bëjë atë që shoqëria ka të drejtë të dijë”, tha ai, duke mohuar se e ka kërkuar postin e ministrit të sportit, të cilin më pas ia kanë mohuar nga PP.
Ndërkohë, Prokuroria e Qarkut të Sofjes njoftoi se ka nisur procedurë paraprake për faktin se më datë 25.05.2023, deputeti i Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor R.V. është detyruar me kërcënime të bëjë diçka kundër dëshirës së tij. Më 26.05.2023, R.V. i ka dhënë prokurorit informacion në lidhje me procedurën e nisur paraprake. Kjo është edhe dita kur Radostin Vasilev shpërndau një audio incizim të një takimi online të PP-DB, për shkak të përmbajtjes së të cilit GERB njoftoi se do t’i ngrijë negociatat për një qeveri të përbashkët me PP-DB.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..