Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy stërvitje ndërkombëtare në Bullgari janë pjesë e "Defender Europe 23"

Foto: BGNES

Në poligonin e Novo Sellos, presidenti Rumen Radev mori pjesë në ditën e fundit të stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Mburoja mbrojtëse 23”.

Së bashku me ministrin e mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe shefin e mbrojtjes Adm. Emill Eftimov, Radev mbikëqyr kryerjen e veprimeve taktike të mbrojtjes nga grupi luftarak shumëkombësh i NATO-s në vend, i cili përfshin personel ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Bullgaria. Në stërvitje marrin pjesë edhe Forcat Ajrore Bullgare.

Paralelisht me “Mburoja Mbrojtëse 23” në poligonin “Koren”, deri më 2 qershor po zhvillohet stërvitja shumëkombëshe “Pirin Sentinel -2023”. Ata janë pjesë e stërvitjes ndërkombëtare të NATO-s Defender Europe 23, e cila drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilva Johansson

Komisionerja evropiane Ylva Johansson është optimiste për pranimin e shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe në rrugë tokësore.

Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..

botuar më 24-11-22 10.39.PD

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë për kërkesën e Rumen Radevit për heqjen e disa amendamenteve të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..

botuar më 24-11-22 9.03.PD

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD