Banorët dhe mysafirët e Burgasit tani mund të përfitojnë nga një tjetër atraksion në qytetin bregdetar, i cili do t'i njohë me ato që po ndodhin në Kozmosin e pafund. Bëhet fjalë për planetarin e sapohapur, që ndodhet në zonën e terminalit të portit Burgas-lindje, pranë Qendrës së Kongresit. Struktura e shkëlqyer sferike e këtij objekti të teknologjisë së fundit lejon njëkohësisht 50 persona të marrin pjesë në vëzhgimin e hapësirës.
Planetari i ri do të punojë pa ditë pushimi, ndërsa me rastin e festës së fëmijëve – 1 qershor, hyrja për projeksionet do të jetë falas. Ndërtesa është e disponueshme për të bërë orë mësimi në gjeografi, si dhe në fizikë dhe astronomi. Janë të mirëseardhur edhe personat me aftësi të kufizuara, pasi edhe atyre u sigurohet aksesi i nevojshëm.
Autor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: burgas.bgSofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..