Fati tragjik i një prej poetëve më të talentuar bullgarë, Pejo Javorov, frymëzoi kompozitorin bullgar Ljubomir Denev për të krijuar muzikën për operën kametrale "Dhimbja ose tragjedia e Javorovit", premiera e së cilës do të shfaqet më 29 maj në orën 20:00 në skenën e Teatrit Veror në Parkun "Ajazmoto" - Stara Zagora. Dirigjent do të jetë vetë kompozitori. Vepra do të luhet gjithashtu në shtëpinë-muze të poetit në Çirpan më 31 maj, si dhe në Sofje më 2 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës - Teatri "Azarjan", në kuadër të festivalit të dashur për njerëzit e kryeqytetit "Javët Muzikore të Sofjes". Libreti, i Bojko Ilievit, gjurmon marrëdhënien e ndërlikuar në trekëndëshin e dashurisë me dy muzat e Javorovit - Llora dhe Mina. Muzika ndërthur meloditë tipike të kohës dhe elementet e disa zhanreve të kërcimit nga fillimi i shekullit të 20-të me një teatralitet të theksuar bashkëkohor.
Autor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..