Një nga kompanitë më të mëdha jordaneze në industrinë e minierave është e interesuar për një partneritet në këtë sektor në Bullgari. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë dhe ish-zëvendëskryeministri i vendit, Mohammad Thneibat, na vizitoi për të studiuar mundësitë e investimit.
Në takimin me ministrin bullgar të ekonomisë, Nikolla Stojanov, u diskutuan mundësitë konkrete për projekte të përbashkëta mes dy vendeve, të cilat do të kontribuojnë më tej në thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet Evropës dhe Lindjes së Mesme. Vendi ynë “ka një industri shumë të zhvilluar të prodhimit dhe përpunimit dhe kam besim se këtu do të gjeni partnerët e duhur, konkurrues në nivel botëror”, theksoi ministri Stojanov. Mohammad Thneibat ka ftuar një delegacion biznesi bullgar të vizitojë Jordaninë, si dhe të fillojë punën për idenë e një investimi të përbashkët në impiante për prodhimin e plehrave kimike.
Kompania jordaneze rednitet si eksportuesi i dytë më i madh dhe prodhuesi i gjashtë më i madh i fosfatit në botë, me një kapacitet prodhues prej mbi 7 milion ton fosfat në vit.
Autor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..