Ministria e Brendshme ka ndërmarrë veprime për marrjen e të gjitha informacioneve në lidhje me vrasjen e Krasimir Kamenov – Këro, bashkëshortes së tij dhe dy personave të tjerë në Republikën e Afrikës së Jugut. Këtë e bëri të ditur ministri i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev në një konferencë. Kamenov ishte kërkuar nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve bullgare nën dyshimin për kërcënime për vrasje, zhvatje dhe vrasje. Zyra e prokurorit e akuzoi Kamenovin për pjesëmarrje në një komplot bashkë me persona të tjerë për të diskredituar magjistratët e lartë dhe oficerët e policisë.
Autoritetet në Republikën e Afrikës së Jugut kanë deklaruar se do të lejojnë një përfaqësues bullgar të njihet me ecurinë e hetimeve në vend.Ministri kujtoi se që nga viti 2018 ka pasur një vrasje të ngjashme të një bullgari në Afrikën e Jugut, duke iu referuar Angel (Anxhelo) Dimov, i pandehur në një rast mashtrimi me karta krediti, dhe të gruas së tij. Ministria e Brendshme do të kërkojë një lidhje midis këtyre ngjarjeve dhe ngjarjeve të mëparshme.
Për momentin në territorin e Bullgarisë po zhvillohet një operacion, drejtuar përfaqësuesve të botës kriminale, të aftë për të kryer krime të rënda.Qëllimi është të zbulohen lidhjet dhe arsyet që kanë çuar në këtë krim, të gjenden autorët dhe garantët e mundshëm”, tha Demerxhiev.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..