Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB u ankua se është përgjuar për të mos formuar qeveri

Kirill Petkov
Foto: BGNES

Politikanët e koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) janë regjistruar gjatë takimeve të punës dhe këshillave drejtuese në parlament dhe në selinë e partisë. Kështu ka bërë të ditur bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Regjistrimet janë planifikuar nga shërbimet. Autori është deputeti i PP-së dhe ish-ministër i sportit Radostin Vasilev. Motivi është refuzimi i PP-së për ta propozuar sërish për ministër, pohon Petkov. Bashkëkryetari i PP-DB-së deklaroi se "shteti i thellë" është i përfshirë në manipulim sepse shefat e shërbimeve kanë frikë se do të zëvendësohen nga qeveria e ardhshme e PP-DB.

Petkov nuk i është përgjigjur pyetjes se nga i ka marrë informacionet për regjistrimet, por ka komentuar se i duket e çuditshme që presidenti Rumen Radev ende nuk e ka njoftuar se kur do të jepet mandati i dytë për formimin e qeverisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD