Sot është festa kishtare Ngritja e Zotit në Qiell – ose “Dita e Spasit”. Ajo gjithmonë festohet ditën e enjte pas ditës së 40-të pas Pashkëve. Sipas Dhiatës së Re 40 ditë pas ringjalljes së vet Jisu Krishti ka mbetur në tokë, që të predikojë mësimet e veta dhe të bisedojë me apostujt. Këtë ditë buzë malit të Eleonit Krishti është ngritur në qiell. Festa quhet gjithashtu “Dita e Spasit”, sepse me ngritjen e Krishtit në qiell kryhet akti i shpëtimit të njeriut, kurse “Spas” është lidhur me fjalën “spasitell” në bullgarisht. Në kalendarin popullor “Dita e Spasit” është lidhur me kultin ndaj të vdekurve dhe sipas besimit këtë ditë kthehen shpirtrat e të vdekurve.
Më shumë hollësi për besimet popullore, traditat dhe zakonet në Ditën e Spasit mund të lexoni KËTU.Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..