Vendimi për një qeveri me rotacion, i marrë nga dy formacionet GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), mashtroi afro 1.2 milionë votues bullgarë, ata janë të mirëpritur për ne. Kështu, kreu i forcës së tretë politike “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, komentoi marrëveshjen për një kabinet të mundshëm të ardhshëm dhe e quajti atë “amerikan”.
Kostadinov parashikon se një kabinet i tillë vështirë se do të jetë afatgjatë, por më e keqja është se ai diktohet nga jashtë dhe nuk mbron interesat bullgare.
Kostadinov paralajmëroi se ka shumë institucione në të cilat u ka skaduar mandati dhe qëllimi i marrëveshjes është që të shpërndahen poste ndërmjet dy forcave të para politike, të vendosen disa njerëz në pozita të caktuara" që do të pengojnë punën e një administrate të mundshme të ardhshme të "Vëzrazhdane" ".
Sipas Kostadinovit, pas tradhtisë së dy koalicioneve në fjalë, votuesit e tyre shumë shpejt do të riorientohen dhe janë të mirëpritur në “Vëzrazhdane”.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..