Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen

Foto: BTA

Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev tha se do të kërkojë largimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët, sipas tij, u përpoqën të bënin grusht shtetin në sistemin gjyqësor. Në një konferencë për mediat, Geshev tha se do të prezantojë informacionet që ka, por në një mbledhje të mbyllur të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të “ruajtur prestigjin e gjyqësorit”. Më herët gjatë ditës së sotme, Geshev i dha shpjegime një prokurori mbikëqyrës në Prokurorinë e qytetit të Sofjes në rrjedhën e një hetimi bazuar në një raport të paraqitur kundër tij nga Borisllav Sarafov. Denoncimet ndaj tij Geshev i cilësoi si sulm ndaj shtetit dhe funksionimit normal të tij dhe theksoi se plotfuqia e kryeprokurorit është mit, si dhe fakti që prokuroria bullgare ruan dhe mbron dikë. Geshev shtoi se pas atentatit kundër tij, ai u bë objektiv i një sulmi mediatik dhe u vu në një situatë për të shpjeguar pse nuk u vra. Ivan Geshev theksoi se nuk mund të ketë shkelur detyrat e tij zyrtare, pasi ditët pas sulmit ishte në një udhëtim pune, ndërsa funksionet e kryeprokurorit i kryente zëvendësi i tij Borisllav Sarafov. Geshev gjithashtu tha se ai kurrë nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe veprimet kundër tij janë sulm ndaj sistemit gjyqësor bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD