Aranzhimi dallohet për nga qëndrimi prej novatori të kompozitorit, por në të njëjtën kohë ai arrin të ruajë autenticitetin e folklorit, pasi zërat kryesorë të këngës u regjistruan me Korin “Vanja Moneva”. Në aranzhim dëgjohet edhe fyelli i Hristijan Georgievit dhe tamburaja e Kirill Georgievit. Ja çfarë ndau Georgi Strezov në rrjetet sociale rreth krijimit të aranzhimit: “Kënga “Dillmano, Dillbero” është muzikë që pak a shumë më nxjerr nga zona ime e komfortit muzikor, por gjithmonë kam dashur që disi ta sjell në madhësi të barabartë. Do të doja të jemi më dialogues me njëri-tjetrin dhe të punojmë së bashku për përmirësimin e pjesës së Parajsës ku jetojmë.”
Videoja me pamje befasuese nga Bullgaria është vepër e fotografit të talentuar Vlladislav Terzijski. Pamjet e realizuara nga ai përfaqësojnë një “shëtitje” nëpër vende të bukura natyrore dhe historike në Bullgari.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..