Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ITN tërhoqi mbështetjen për kabinetin me mandatin e parë

Sllavi Trifonov
Foto: BGNES

"Ka një popull të tillë" (ITN) nuk do të mbështesë një kabinet të GERB. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook kryetari i kësaj partie, Sllavi Trifonov. Deri më sot askush nuk ka pasur një bisedë thelbësore me ITN, u ankua lideri. “As për përbërjen e kabinetit. As për strukturën. As për ekspertizën e njerëzve… Kjo do të thotë vetëm një gjë. Se kabineti i përgatitur me mandatin e parë nuk është ekspert. Çfarë është, nuk e di... Prandaj ITN as nuk do të marrë pjesë dhe as nuk do të mbështesë një kabinet të GERB-it me mandatin e parë”, shkruan Trifonov.

Javën e kaluar, ITN premtoi të mbështesë formulën për një kabinet ekspertësh, të propozuar nga kandidatja për kryeministre Maria Gabriel.

Asnjë person i GERB-it që ka qenë ministër deri më tani nuk do të jetë në mesin e emrave në kabinetin e projektit “Gabriel”. Kështu deklaroi deputeti i GERB-it dhe ish-ministri i energjisë, Deljan Dobrev për bTV.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD
Marin Marinov

Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e Gazës

Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..

botuar më 25-03-21 4.04.MD