"Ka një popull të tillë" (ITN) nuk do të mbështesë një kabinet të GERB. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook kryetari i kësaj partie, Sllavi Trifonov. Deri më sot askush nuk ka pasur një bisedë thelbësore me ITN, u ankua lideri. “As për përbërjen e kabinetit. As për strukturën. As për ekspertizën e njerëzve… Kjo do të thotë vetëm një gjë. Se kabineti i përgatitur me mandatin e parë nuk është ekspert. Çfarë është, nuk e di... Prandaj ITN as nuk do të marrë pjesë dhe as nuk do të mbështesë një kabinet të GERB-it me mandatin e parë”, shkruan Trifonov.
Javën e kaluar, ITN premtoi të mbështesë formulën për një kabinet ekspertësh, të propozuar nga kandidatja për kryeministre Maria Gabriel.
Asnjë person i GERB-it që ka qenë ministër deri më tani nuk do të jetë në mesin e emrave në kabinetin e projektit “Gabriel”. Kështu deklaroi deputeti i GERB-it dhe ish-ministri i energjisë, Deljan Dobrev për bTV.Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..