Kompleksi turistik "Shën Konstantin dhe Elena" është resorti më i vjetër bullgar në Detin e Zi. Ndodhet 10 km nga qendra e Varnës dhe kombinon në mënyrë unike privatësinë me komplekset moderne dhe një sërë shërbimesh. Kombinimi i ujit termal, detit, rërës dhe parkut shekullor e bën vendin jashtëzakonisht të përshtatshëm për një pushim të shëndetshëm ose një pushim të shkurtër nga dinamika e qyteteve të madha. Në kompleks ka shumë qendra relaksi, hotele, restorante dhe ambiente sportive. Emri i kompleksit vjen nga manastiri "Shën Konstantini dhe Elena", i ndërtuar në shekujt XIV – XVI, në nder të perandorit Konstanti I i Madh dhe perandoreshës Elena. Sot prej tij ka mbetur një kishëz e vogël, e cila vizitohet shpesh nga të krishterët ortodoksë.
Kjo pikë referimi, si dhe natyra e bukur, tërhiqte vizitorët edhe në periudhën para Çlirimit, si një vend për t'u çlodhur. Pas Çlirimit numri i pushuesve u shtua dhe ata u vendosën në godinat ndihmëse të manastirit. Shtëpia e parë e pushimit është ndërtuar në vitin 1908. Më pas u shtuan edhe 2 kate të tjera në një nga ndërtesat e vjetra të manastirit me emrin Hotel "Praga", për shkak të të huajve të parë të ardhur - çekë. Më pas u vizitua nga polakët dhe gjermanët.
Në vitet ndërmjet 1957 dhe 1992 kompleksi njihet me emrin "Druzhba" dhe është ende i njohur në mesin e banorëve të Varnës. Dy pishina të jashtme me ujë të nxehtë mineral deri në 55 gradë funksionojnë gjatë gjithë vitit në "Shën Konstantin dhe Elena", njëra prej të cilave është e hapur 24 orë në ditë. Sot "Shën Konstantin dhe Elena" është ndër resortet me rëndësi kombëtare, resorti i tretë detar bullgar për nga kapaciteti dhe i katërti për nga frekuentimi. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të vitit 2020, kompleksi ka 6420 krevate në 45 vende akomodimi.
Autore: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: visitstconstantine.bg, BGNES
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..