Muzeu Historik Kombëtar feston përvjetorin e tij gjysmë shekullor. Me këtë rast, në prani të zëvendëspresidentes Iliana Jotova dhe të ftuarve të shumtë zyrtarë, u hap ekspozita e veçantë me titull “50 nga 50”. Ekspozita tërheq vëmendjen ndaj ngjarjeve të rëndësishme që lidhen me çdo vit të ekzistencës së Muzeut Historik Kombëtar. Ai është institucioni më i madh i llojit të tij në Bullgari i themeluar më 5 maj 1973 me urdhër të Këshillit të Ministrave të atëhershëm.“Arti parahistorik në trojet bullgare” ishte ekspozita e parë e organizuar nga punonjësit e muzeut më 5 maj 1975.
Vitet e fundit Muzeu Historik Kombëtar ka grumbulluar më shumë se 600 mijë monumente kulturore, ndërsa pasurimi i fondeve realizohet përmes gërmimeve arkeologjike, ekspeditave etnografike, blerje sendesh, donacione, konfiskim në dobi të shtetit etj. Koleksionet janë kaq të mëdha, të larmishme dhe në përgjithësi mund të përshkruhen si një labirint sallash në të cilat ekspozohen botë të tëra artistike dhe kulturore - thonë punonjësit e muzeut. E duke qenë se kjo pasuri nuk mund të prezantohet në një ekspozitë jubilare të vetme, organizatorët kanë realizuar 50 postera dhe vitrina me foto arkivash dhe objekte nga ngjarjet më të rëndësishme që janë të lidhura me institucionin gjatë çdo vit i punës. Ekspozita “50 nga 50” përmban mbi 150 eksponate – sende nga donacione, blerje, si dhe dhurata përfaqësuese për Muzeun Historik Kombëtar, të ruajtura në arkiva.
Për misionin modern të këtij institucioni përfaqësues, që ka mbledhur të gjitha kujtimet e popullit tonë, prof. as. dr. Boni Petrunova, drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar, tregon:
“Ajo në të cilën është kthyer Muzeu Historik Kombëtar, befason praktikisht edhe vetë krijuesit e tij. Tashmë është bërë një markë dhe një institucion kaq i njohur, jo vetëm sepse këtu ruhen ngjarje të rëndësishme, por më së shumti sepse Muzeu Historik Kombëtar tashmë ka audiencën e tij të rregullt të miqve dhe admiruesve. Personat që kisha futur në rrethin emiqve në vitin 2017 ishin qytetarë të thjeshtë, të cilët, megjithatë, edhe pa i kërkuar njeri, kanë ardhur në ndihmë në momentekritike për muzeun. Për shembull, një nga donatorët tanëme mjetet e tij riparoi çatinë e kishës mesjetare të Bojanës. Të tillë janë miqtë tanë, të cilët pastaj i sjellin fëmijët e tyre këtu dhe kështu formohet një kulturë ndaj kujtesës dhe trashëgimisë së Bullgarisë. Kjo gje nuk krijohet për një ditë, por duhen vite.”
Ndërkohë, kur u krijua në vitin 1973 ka pasur njerëz që nuk ishin dakord me hapjen e një muzeu të tillë, i cili do të “grabiste” artefaktet më përfaqësuese nga muzetë e tjerë bullgarë. Por sot Muzeu Historik Kombëtar është një nga më të vizituarit në Sofje, sepse këtu, brenda një vizite, çdo turist apo mysafir zyrtar nga jashtë mund të krijojë një ide për historinë dhe kulturën tonë tepër të pasur.
Mund të flitet shumë për fondet shtesë kohët e fundit në Muzeun Historik Kombëtar, por ndër më të rëndësishmet prej tyre është Thesari i Kaliakrës me rreth 1000 artefakte të gjetura nën tokë nga arkeologët dhe të dorëzuara në muze. Prurjet e tjeratë madha janë pjatat e argjendit që banorët e qyteteve bullgare i dhuruan princit të parë bullgar pas Çlirimit - Aleksandër Batenbergut, sepse në figurën tij njerëzit shikoninrilindjen e shtetit bullgar. “Këto pjata argjendi janë një shenjë e rëndësishme e historisë sonë të re, prandaj ato u blenë në një ankand në Vjenë në vitin 2019.”- kujton prof. as.Boni Petrunova.
Udhëtimi magjepsës në kohë nëpërmjet ekspozitës "50 nga 50" do të jetë i disponueshëm për vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në 6 muajt e ardhshëm.
Foto: historymuseum.org
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..