Holanda nuk është kundër hyrjes së Bullgarisë në Shengen, por pret më shumë përparim nga vendi në kushtet e anëtarësimit. Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Mark Rutte, për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) në kryeqytetin islandez, Rejkjavik, ku u mbajt samiti i Këshillit të Evropës.
"Ne е kemi diskutuar shumë herë Shengenin, duke përfshirë edhe me presidentin tuaj, sigurisht. Megjithatë, kjo nuk varet nga ne. Duhet të presim vlerësimin e radhës nga Komisioni Evropian për të parë nëse është bërë përparim i mjaftueshëm. Pra, nuk jemi kundër hyrjes së Bullgarisë në Shengen, vetëm duhet të sigurohemi se janë plotësuar të gjitha kushtet”, e sqaroi qëndrimin holandez Rutte.
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..