Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB nuk po nxiton të përgjigjet nëse do të mbështesë një kabinet të udhëhequr nga Maria Gabriel

Akademiku Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) nuk do t'i japë partisë GERB përgjigjen e kërkuar deri të hënën nëse do të mbështesë një kabinet të GERB-it me kryeministre Maria Gabriel. Të martën tema do të diskutohet nga kryesia e PP-së, tha për bTV deputeti Nikollaj Denkov.

"GERB është përpjekur vazhdimisht të na futë në një lloj “ceitnot”, që kur na kërkuan emrat e kryeministrit dhe kabinetit tonë. Të premten, pa pasur asnjë informacion, na kërkuan të thoshim “po” ose “jo”. Të gjithë kuptuam se po na shtynin të thoshim "jo". Sipas Denkovit, e gjithë kjo është teatër në të cilin PP-DB do të shërbejë si alibi në negociatat e GERB-it me partitë e tjera në parlament, të cilat do të mbahen më 15 maj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD

Ursula von der Leyen përmendi bullgaren Debora në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..

botuar më 24-11-25 5.44.MD

MPB raporton një rënie të provave të paligjshme për të kaluar kufirin tonë

Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841..

botuar më 24-11-25 4.46.MD