Me ratifikimin e Konventës së Stambollit, Parlamenti Evropian nuk e detyron vendin tonë të pranojë të gjitha klauzolat e dokumentit. Këtë e tha para gazetarëve eurodeputetja Elena Jonçeva dhe kujtoi se ka vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe Bullgaria mund të pranojë vetëm pjesën për dhunën ndaj grave dhe vetëm atë që konsideron se është në përputhje me ligjet bullgare. “Nga ne varet se çfarë pjese të kësaj konvente do ta zbatojmë, sepse po e përsëris kjo nuk është rregullore, është direktivë”, theksoi Jonçeva.
Nga ana e tij, bashkëkryetari i Komisionit Iniciator për mbajtjen e referendumit për ndalimin e ideologjisë gjinore në shkolla, avokati Vlladimir Shejtanov, theksoi se lidhja e pjesshme e Bashkimit Evropian me Konventën e Stambollit shkel një parim imperativ të së drejtës komunitare të Bashkimit Evropian, përkatësisht identitetin kushtetues të shteteve anëtare. Sipas Shejtanov, Konventa e Stambollit, si një rregullator ligjor i plotë dhe i pandashëm, nuk korrespondon me veçoritë dhe traditat kulturore, shpirtërore dhe legjislative bullgare.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..