Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria pezullon dhënien e informacionit për atentatin e dyshuar ndaj Prokurorit të Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev
Foto: BGNES

Prokuroria e qytetit të Sofjes shpreh mospajtim me komentet e deritanishme në lidhje me shpërthimin që ndodhi pranë makinës së Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, pasi procedurat paraprake janë në fazën fillestare dhe nuk është e mundur të arrihet deri në një konkluzion për atë që ndodhi më 1 maj

Institucioni njofton se prokurorët mbikëqyrës nuk kanë lejuar persona që nuk kanë të drejtë të ndodhen në vendin e aksidentit. Gjithashtu prokurorët nuk kanë urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore me pjesëmarrjen e ekspertëve jashtë listës së gjykatës kompetente. Një ekip prej tre prokurorëve të Prokurorisë së qytetit të Sofjes po udhëheq hetimin, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Shtetit. Sipas një dekreti të dalë dje, materialet për hetimin nuk mund të bëhen të ditura pa lejen e prokurorit mbikëqyrës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD