Në një forum diskutimi mbi krizën demografike, sociologu nga agjencia AFIS Jurij Asllanov njoftoi se çdo vit popullsia e Bullgarisë zvogëlohet me më shumë se 50 000 njerëz, që është e barabartë me një qytet të madh me madhësinë e një qendre rajonale. Përveç kësaj, në vitin e fundit, çdo familje bullgare ka të paktën një anëtar i cili ose është larguar përgjithmonë nga vendi ose synon ta bëjë këtë në të ardhmen e afërt, theksoi gjithashtu Asllanov. Sipas një anketimi të agjencisë, 60% e bullgarëve të anketuar besojnë se gjërat në Bullgari po zhvillohen në drejtim të gabuar dhe mbi 53% ndjejnë mosbesim në institucionet. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 4% e fëmijëve në Bullgari nuk e frekuentojnë shkollën, 7% nuk e mbarojnë arsimin fillor. Në të njëjtën kohë, 500 mijë persona janë të përjashtuar nga sistemi shëndetësor sepse nuk kanë të drejta të sigurimit shëndetësor.
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..