Forcat ukrainase mundën dhe zmbrapsën një brigadë ruse pranë Bahmutit në Donbas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN. Humbje të rënda pësoi edhe një nga njësitë sulmuese të kompanisë ruse "Wagner". Vetë lideri i mercenarëve "Wagner", Evgeni Prigozhin, akuzoi në një video njësinë ushtarake ruse se kanë ikur nga pozicionet pranë Bahmutit, raportoi AFP.
Vendet e BE-së nisin të mërkurën diskutimin e paketës së 11-të të sanksioneve kundër Rusisë në Ukrainë. Sipas një dokumenti të parë nga AFP, Komisioni Evropian po propozon të ngrijë eksportin e teknologjisë së ndjeshme për 8 kompani kineze për dyshimet se po ia shesin atë Rusisë. BE-ja dëshiron të ndërpresë rieksportin nëpërmjet vendeve të treta në Rusi të teknologjive që mund të përdoren në fushën e betejës.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, bëri thirrje për anulimin e kufizimeve të përkohshme evropiane për eksportet e grurit të Ukrainës në pesë vende, përfshirë Bullgarinë, të vendosura deri më 5 qershor. Të mërkurën dhe të enjten, një takim katërpalësh do të mbahet në Stamboll për të rinovuar eksportet e grurit nga Rusia dhe Ukraina, raportoi TASS.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..