Forcat ukrainase mundën dhe zmbrapsën një brigadë ruse pranë Bahmutit në Donbas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN. Humbje të rënda pësoi edhe një nga njësitë sulmuese të kompanisë ruse "Wagner". Vetë lideri i mercenarëve "Wagner", Evgeni Prigozhin, akuzoi në një video njësinë ushtarake ruse se kanë ikur nga pozicionet pranë Bahmutit, raportoi AFP.
Vendet e BE-së nisin të mërkurën diskutimin e paketës së 11-të të sanksioneve kundër Rusisë në Ukrainë. Sipas një dokumenti të parë nga AFP, Komisioni Evropian po propozon të ngrijë eksportin e teknologjisë së ndjeshme për 8 kompani kineze për dyshimet se po ia shesin atë Rusisë. BE-ja dëshiron të ndërpresë rieksportin nëpërmjet vendeve të treta në Rusi të teknologjive që mund të përdoren në fushën e betejës.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, bëri thirrje për anulimin e kufizimeve të përkohshme evropiane për eksportet e grurit të Ukrainës në pesë vende, përfshirë Bullgarinë, të vendosura deri më 5 qershor. Të mërkurën dhe të enjten, një takim katërpalësh do të mbahet në Stamboll për të rinovuar eksportet e grurit nga Rusia dhe Ukraina, raportoi TASS.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..