Me arsyetimin se përdorimi i flamujve rus dhe sovjetikë në procesionin e “Regjimentit të Pavdekshëm” mund të interpretohej si mbështetje për Rusinë në luftën me Ukrainën, kryetarja e kryeqytetit, Jordanka Fandëkova, ndaloi mbajtjen e tij. Megjithatë, marshimi në kujtim të atyre që humbën jetën në betejën kundër hitlero-fashizmit filloi nga Monumenti i Ushtarit të Panjohur dhe arriti në Monumentin e Ushtrisë Sovjetike, ku pjesëmarrësit vendosën lule nën thirrjet e pakënaqur të qytetarëve që brohoritën "Këtu nuk është Moska” dhe insistuan që Monumenti i Ushtrisë Sovjetike të shembet. Nuk pati asnjë përplasje pasi dy grupet u ndanë nga një kordon policie.
Në Plovdiv, si dhe në qytetet e tjera bullgare, procesioni nuk ishte i ndaluar dhe marshimi u zhvillua.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..