Rusia vazhdon të përqendrojë përpjekjet e saj kryesore në operacionet sulmuese në rajonin e Bahmut, Avdeevka dhe Marinka, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës. Forcat ukrainase neutralizuan rreth 50 sulme të armikut. Sipas të dhënave nga shtabi, gjatë ditës ushtria ukrainase likuidoi 560 pushtues rusë, 7 tanke, 14 automjete të blinduara dhe 14 sisteme artilerie.
Rusia, nga ana e saj, raporton për likuidimin e një grupi të inteligjencës ukrainase në rajonin e Doneckut, si dhe për sulme nga ushtria ukrainase në të njëjtin rajon.
Nga “Rosenergoatom” njoftojnë për vendosjen e masave të veçanta të sigurisë në Centralin Atomik Elektrik “Zaporizhie” përpara datës 9 maj. Këtë e bëri të ditur për TASS këshilltari i drejtorit të përgjithshëm të koncernit, Renat Karçaa.
Kryeministri ukrainas Denis Shmigall falënderoi mbretin britanik Çarllz III për solidaritetin. Shmigall dhe zonja e parë ukrainase Olena Zelenska u takuan me Çarllz më 5 maj. Çarllz ka shprehur "mbështetjen e tij të palëkundur" për Ukrainën.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..