Një alarm ajror u shpall gjatë natës në Ukrainën lindore dhe në Kiev. Të gjitha raketat dhe dronët rusë që synonin Kievin u rrëzuan, njofton UNIAN. Në Odesa u rrëzuan 12 nga 15 dronë, pjesa tjetër goditi konviktet e studentëve.
Sulmet vijnë pasi Moska akuzoi Ukrainën për terrorizëm dhe një atentat ndaj presidentit rus Vlladimir Putin. Rusia tregoi asgjësimin e dy dronëve të vegjël mbi Kremlinin. Zyrtarët e lartë rusë bënë thirrje për likuidimin e pushtetit në Kiev dhe eliminimin fizik të presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski. Vetë Zelenski hodhi poshtë akuzat e Kremlinit dhe deklaroi se terroristët janë ata që vrasin civilët ukrainas.
Ambasadori rus në SHBA, Anatolij Antonov, tha se Moska do t’i përgjigjet sulmit terrorist kundër Kremlinit kur do ta gjykojë të nevojshme. Ai theksoi se deklaratat e zyrtarëve në Uashington për këtë rast janë “çuditërisht cinike dhe absurde”. Më parë, sekretari amerikan i shtetit Antëni Blinken shprehu dyshime për akuzat ruse dhe theksoi se Ukraina vendos vetë se si të mbrohet, njoftoi Reuters.
Ndërkohë, SHBA njoftoi një tjetër paketë ndihme të 37-të për ushtrinë ukrainase. Ai përfshin sisteme të ndryshme antitank, kamionë, raketa për sistemet e raketave HIMARS dhe ka një vlerë totale prej 300 milionë dollarësh.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..