Qeveria miratoi një projekt-marrëveshje për kontributin financiar për një subvencion interesi të dhënë sipas instrumentit të Komisionit Evropian “Ndihmë makro-financiare+” në mbështetje të Ukrainës. BE-ja pritet të marrë hua nga tregjet e kapitalit dhe t’i japë Ukrainës kredi preferenciale këtë vit me një shumë maksimale deri në 18 miliardë euro. Brukseli është zotuar që të mbulojë interesat e kredive duke dhënë të ashtuquajturin “subvencionim interesi”.
Për këtë qëllim, shtetet anëtare do të japin kontribute shtesë në buxhetin e BE-së. Kontributi i Bullgarisë do të jetë deri në 27.3 milionë leva (13.8 milionë euro) për periudhën 2024-2027, ose mesatarisht 6,8 milionë leva (3,07 milionë euro) në vit.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..