Rusia ka ndryshuar taktikat e saj në luftën 15-mujore në Ukrainë dhe ka nisur qëllimisht sulmeme raketa në zonat e banuara, thotë qeveria ukrainase. Sipas Mihajlo Podoljak, një këshilltar i Presidentit Volodimir Zelenski, një nga qëllimet është të provokojë një kundërsulm të shpejtë. Sulmet e fundit raketore ruse supozohej të tregonin nëse vendi i sulmuar është në gjendje të mbrojë hapësirën e tij ajrore, beson Podoljak.
Ukraina vazhdon të shmangë një pushtim të plotë rus dhe Rusia nuk ka municione të mjaftueshme për të pasur sukses në ofensivë, ka pohuar inteligjenca britanike.
Ndërkohë, ministri rus i mbrojtjes Sergej Shojgu njoftoi në një takim me komandën e lartë ushtarake se vendi duhet të rrisë prodhimin e tij ushtarak, pasi suksesi i trupave ruse varet në një masë të madhe nga rimbushja në kohë e rezervave të armëve. Sipas fjalëve të tij, ndërmarrjet e armëve kanë marrë urdhra të rrisin vëllimin e prodhimit në një periudhë të shkurtër kohore.
Shtetet e Bashkuara do të shpallin sot paketën e 37-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 300 milionë dollarë. Për herë të parë, do të sigurohen raketa ajër-tokë me rreze të shkurtër veprimi për ta ndihmuar vendin e sulmuar të dobësojë bastionet tokësore ruse dhe të sigurojë mbështetje ajrore për avancimin e trupave ukrainase në ofensivën e planifikuar të pranverës.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..