Banka Kombëtare Bullgare /BNB/ rrit nga 1 maji normën kryesore të interesit në 2.77 për qind nga 2.47 për qind në prill. Më shumë se një herë, BNB ka paralajmëruar se rritja e kreditimit në vend mund të përkeqësojë portofolin në sistemin bankar. Një javë më parë, Banka Qendrore njoftoi një rritje të rezervave bankare për të kufizuar kreditimin. Financierët parashikuan se kjo do të ishte një stimul shtesë për rritjen e normave të interesit, që do të ndikonte në normën kryesore. Kjo është e rëndësishme për llogaritjen e kamatës së kredive të papaguara brenda afatit.
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..