Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të buxhetit të pamiratuar të shtetit, po rritet tensioni në vend

Dimitër Manollov
Foto: BGNES

Qeveria e përkohshme, e cila është një organ teknik, ua jep drejtimin e zhvillimit politikanëve, të cilët heshtin për buxhetin e pamiratuar të shtetit. Nuk është më e mundur të zgjatet buxheti i vitit të kaluar, tha për BNR Dimitër Manollov, kreu i sindikatës “Podkrepa”. Ai theksoi se ka sektorë ku ka tension, veçanërisht në administratën shtetërore, ku shumë paga nuk janë të indeksuara. Si sektor kritik, ai përvijoi minierat e qymyrit në “Marica-Iztok” dhe mbylljen e termocentraleve atje, për të cilën ishte rënë dakord me BE-në nga qeveria e mëparshme e rregullt. Sipas sindikalistit, Bullgaria nuk ka plan "B" nëse Komisioni Evropian nuk pranon të ndryshojë angazhimin e marrë nga Bullgaria për të ulur ndjeshëm emetimet e saj të karbonit me 40% deri në vitin 2025.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD