Në edicionin e 14-të të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit, grupe folklorike bullgare, maqedonase, turke dhe greke do të performojnë në qytetin e Pirinit, Goce Dellçev. Programi fillon të shtunën pasdite (29 prill në ora 17:00) me paradën tradicionale dhe shumëngjyrëshe të pjesëmarrësve nga sheshi "Maqedonia" deri në sheshin emblematik "Goce Dellçev", ku të gjitha ansamblet do të marrin pjesë në koncertin e përgjithshëm.
Të nesërmen, të dielën, në parkun e qytetit do të zhvillohet një mësim i hapur për mësimin e valleve bullgare. Pjesëmarrës të veçantë në eventin e vallëzimit këtë vit janë Ansambli i Valleve Folklorike të Komunës Nilufer, Bursa, Turqi, KUD "Efrem Karanov" Kratovë, Republika e Maqedonisë dhe Ansambli Nevrokop për këngë dhe valle popullore - Goce Dellçev. Pjesë janë edhe grupe vallëzimi nga rajoni i Blagoevgradit, si dhe përfaqësues të institucioneve për fëmijë dhe atyre arsimore në komunën e Goce Dellçev.
Në paradën e vallëzimit mund të bashkohet kushdo që ka dëshirë dhe ka një kostum, apo bluzë me motive folklorike.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..